Janë publikuar emrat e kandidatëve që janë përzgjedhur në listën e ngushtë për drejtor të Përgjithshëm të ShSKUK-së.
Ky njoftim është bërë i ditur nga Sektori i Burimeve Njerëzore në SHSKUK.
Në mesin e tyre janë edhe ish-drejtorët e mëparshëm, Basri Sejdiu e Basri Lenjani.
Në listën e ngushtë për drejtor të ShSKUK-së, janë dhe drejtori i tanishëm i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, ndërkaq në garë për drejtor të SHSKUK-së janë dhe Sanije Gashi, Elvir Azizi dhe Haqif Arifi.
