Vidhen afro 6 mijë euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë

Në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë, disa persona të panjohur kanë arritur të vjedhin 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR.

Lajmi u raportua nga Policia e Kosovës, mirëpo nuk raportohet për të arrestuar.

“Vjedhje e rëndë/Rr. Sali Çitaku, Podujevë 12/15.05.2023-NN. Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR. Nuk raportohet për të arrestuar” thuhet në njoftim

Ndër të tjera, bëhet e ditur se rasti është në hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *