Kurti: Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Italisë pas përmbytjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me pikëllim po i ndjek zhvillimet në Itali, ku 13-të persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet teksa rreth 13 mijë persona janë evakuar.

Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë jetët e humbura teksa ka thënë se Kosova është e gatshme të jap ndihmën e saj aty ku nevojitet.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *