Shoqërohet në polici i dyshuari, që kërcënoi me jetë gazetarin e Klan Kosovës

Daut Hoxha ka thënë se veprimi policor ka qenë i menjëhershëm.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme. Një person është identifikuar dhe shoqëruar në Polici për procedura të intervistimit. Të gjitha veprimet do të ndërmerren në koordinim me prokurorin”, ka thënë Hoxha.

I dyshuari në këtë rast është Bujar Behrami, i cili dyshohet se ka vjedhur kanale televizive vendore për t’i shitur ato në platforma IPTV ilegalisht.