Dy vëllezër, të moshave madhore janë sulmuar nga qeni i komshiut, i cili kishte shkuar në oborrin e tyre, ku i ka kafshuar të dy, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Për shkak të plagëve të shkaktuara, viktimat janë dërguar në spital, ku kanë marr trajtim mjekësor.
Dy viktimat janë jashtë rrëzikut për jetë.
Njëri prej viktimave ka thënë se qeni është agresiv dhe se i takon racës “Kangall”. Gjithashtu, qytetari pretendon se pronari i tij e lëshon në fshat me qëllim dhe banorët janë të vetëdijshëm për këtë akt.
Ai shtoi se pronarin e kanë paralajmëruar që qeni është agresiv, por i njëjti nuk ka marrë masa.
Në anën tjetër, posa rasti është denoncuar, Policia e ka arrestuar pronarin e qenit, që shkaktoi rrezik dhe sulmoi fqinjët e tij. Pas shoqërimit në stacion policor, i njëjti është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.
