Reagon Albina Kelmendi: Mbështetja e popullit na bëri fitues

Pas një mori komentesh, negative dhe pozitive, ka reaguar për herë të parë këngëtarja nga Peja, Albina Kelmendi, e cila e ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision së bashku me familjen e saj.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbështetja e popullit dhe të tjerëve i bëri fitues në misionin dhe qëllimet në prezantimin e tyre në evenimentin evropian.
“Mbeshtetja e popullit tim dhe te tjereve na bëri fitues ne misionin dhe qellimet tona te prezantimit ne Eurovision.
Pjesemarrja jone ne Eurovision dhe kjo eksperience e familjes time eshte dhe do te mbetet enderr e realizuar ne menyren me te mirë fale jush! Ne jemi te lumtur dhe krenare qe arritem ta perfaqesojme Shqiperine me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirterore!
Une, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kesaj vepre dhe stafi jone qe punuam aq shume pa kursyer asgje nga vetja jone u shperblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojme ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka qmim as privilegj qe na shmange nga kultura jonë”, ka shkruar ajo.
Tutje Kelmendi ka shtuar se fjalët janë të pakta për të falenderuar e vështirë të gjenden fjalët e duhuara për ta përshkruar gjithë dashurinë që kanë marrë këto ditë nga secili.
“Fjalet jane te pakta te ju falenderojme dhe eshte e veshtire te gjeje fjalet e duhura ta pershkruaj gjithe dashurine qe kemi mar keto dite nga ju! Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kenduan shqip! Duajeni dhe rrespektoni njeri tjetrin, kjo eshte kultura jone.
Ju perulemi dhe ju falenderojme per çdo gje”, shprehet Kelmendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *