A po frikësohen qytetarët se do mbesin përsëri pa Liberalizim të vizave?

Nuk kanë kaluar akoma një javë nga tensionet në veri të Mitrovicës, kur protestuesit serb me ngulm dëshironin largimin e kryetarëve të rinjë të tri komunave me shumicë serbe në veri.

Meqenëse kjo “dëshirë” e tyre nuk u realizua, filluan edhe sulmet të cilat arritën të “zgjojnë” deklaratat e Amerikanëve, kësaj rradhe jo të mira për Kosovën.

Në një situatë të tillë, Kosova dukshëm po rrezikohet për Liberalizim të vizave. Ata të cilët po i frikësohen më së shumti, janë qytetarët e Kosovës.

Amerika është ftohur nga Kosova, është e pritshme të na shtyejnë liberalizimin e vizave ose të na heqin fare, tha qytetari për Drejt.Info,  i cili po i frikësohet kësaj dukurie.

Mendim të njejtë patën edhe qytetarët e tjerë, ata shprehen se Kosova e ka hidhëruar shumë Perendimin me situatën e fundit të tensioneve në veri të vendit, gjersa shtojnë se vetëm nëse arrijnë një marrëveshje mes tyre, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Tash si po thojnë, që Amerika është ftohë nga Kosova, është e pritshme që me na e shty liberalizimin e vizave, ose më e keqja të na heqin krejt, por urojmë që një gjë e tillë të mos ndodh, përndryshe Kosova edhe të rinjtë e Kosovës, do ta pësojnë shumë keq”, u shpreh Hyseni.

Të njejtin mendim e ndan dhe qytetari Sh. Zhjeqi, ai thotë se Kosova e ka hidhëruar Amerikën dhe çfarëdo që ndodh është e pritshme.

“E kanë hidhëruar shumë perendimin dhe Europën. Tash si të sillet puna këtu, bëhet dhe atje. nëse këta tonët arrijnë të merren vesh, nuk besoj se do ta shtyjnë liberalizimin, por nëse nuk merren, mund ta shtyjnë, sa të dëshirojnë ata”, theksoi ai.

Kam luftuar për këtë vend dhe luftoj prapë nëse është nevoja, tha ish ushtari i UÇK-së, Shabani, gjersa shton se habitet se si të rinjtë tanë dëshirojnë ta braktisin vendin e tyre për të vazhduar në Evropë.

 

“Unë për vete nuk “tutna” edhe ashtu nuk e kam pasur ndërmend të dal nga ky vend. Për këtë vend kanë luftuar, kam luftuar edhe vetë, besa luftoj përsëri nëse është nevoja. Për këta të rinjtë që po dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre, se di çka të them, veç se shumë keq. Nuk ka më keq se çfarë janë duke bërë këta, po mendojnë se sikur në vendin e tyre do të gjejnë kudo”, tha ai.

Pati edhe nga ata qytetarë të cilët nuk menduan se liberalizimi i vizave mund të shtyhet.

“Jo nuk e besoj, megjithëse Amerika i ka në duar këto punë”, u shpreh Thaçi.

Mirëpo, Mergime Plakolli, shprehet se në lidhje me marrjen e vizave, është e dëshpëruar, kjo sepse për disa herë rradhazi i është refuzuar viza, megjithëse shton se shpresat nuk duhet të humbin.

“Unë ka sa vite që po e pres vizën që të shkojë në Perendim, në Gjermani, mirëpo të gjitha këto vite pa rezultat. Ma kanë refuzu vizën disa herë. Tash që ka dalur vendimi se prej vitit tjetër do të liberalizohen vizat, po presim se a do të ndodh ashtu me të vërtetë edhe pse nuk e besoj, por duhet të presim se nuk kemi zgjedhje tjetër… Pas këtyre situatave në veri, nuk e di. Uroj të mos ndodh”, tha ajo./ shkruan Drejt.Info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *