Akil Gjakova është renditur i shtati në kategorinë 73kg në garën Grand Prix në Taxhikistan të shtunën.
27 vjeçari raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti rumunin Raicu.
Në raundin e tretë, fitoi edhe ndaj mongolit Altaibaatar, ndërsa u mposht nga rusi Makhmadbekov.
Në luftën përmirësuese, kishte rast për medalje, porse u mposht edhe nga francezi Axus.
Gjakova përfundoi i shtati në këtë Grand Prix ndërsa në karrierë deri tash në këtë nivel ka dy të arta dhe dy të argjendta.
