Aksident mes një veture e një kamioni, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar një person e cila nuk  ka arrit të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.