Ambasadori Dugolli: Strukturat e inkurajuara nga Vuçiqi, u kthyen egër ndaj ushtarëve të NATO-s

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, po thotë se aktet e sotme të dhunës në veri, janë të orkestruara nga regjimi autokratik i Serbisë.

Dugolli përmes twitterit, po vlerëson përmes një reagimi, se të tilla skena janë shqetësuese dhe të papranueshme, transmeton Drejt.info.

”Pas akteve të pandërprera të frikësimit dhe sulmeve të drejtpërdrejta kundër gazetarëve, policisë, oponentëve politikë, institucioneve demokratike të Kosovës, dhe qytetarëve të thjeshtë, strukturat e inkurajuara të Vuçiqit kthehen në mënyrë të egër kundër ushtarëve të NATO-s, KFOR-it”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *