KFOR për Drejt.info: Rreth 25 ushtarë tanë janë plagosur, ata pësuan thyrje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse

Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur për Drejt.info zyra për Informim e KFOR-it, ata konfirmuan se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen nga personeli shëndetësor.

“Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italianë dhe hungarezë të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra të cilat rezultuan me trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse. Të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.”, shkruan Drejt.info.

Tuje kanë bërë të ditur se këto sulme ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe se KFOR-i janë të papranueshme.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht është duke e përcjellë zhvillimin e situatës dhe ka shprehur ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve. Ai ka theksuar se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe se KFOR-i do të vazhdojë ta përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme”, thuhet në përgjigjen me shkrim për Drejt.info.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *