Andrea Pirlo shkarkohet nga posti i trajnerit

Legjenda italiane, Andrea Pirlo, është shkarkuar nga pozita e trajnerit të skuadrës Fatih Karagumruk.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi turk përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Fatih Karagumruk ka edhe tre ndeshje deri në fund të kampionatit dhe renditet në vendin e nëntë në tabelë.

“Ne kemi vendosur të mos vazhdojmë më bashkëpunimin me zotin Pirlo sezonin e ardhshëm dhe i dhamë leje që të largohej nga klubi menjëherë për të na lejuar të planifikojmë të ardhmen. Jemi të kënaqur me kohën e kaluar së bashku, e falënderojmë dhe i urojmë më të mirat për të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Fatih Karagumruk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *