Pamjet nga sateliti tregojnë shkallën e shkatërrimit të Bakhmutit

Bakhmuti është skena e betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të pushtimit rus të Ukrainës. Dhjetë muaj luftime e lanë qytetin në lindje të vendit, i njohur për minierat e kripës, në gërmadha dhe shumica e shkollave, apartamenteve dhe ndërtesave të tjera u shkatërruan.

Intensiteti i luftimeve është ulur dhe forcat ukrainase kanë ende nën kontroll pjesën jugperëndimore të qytetit, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hana Maliar, ka raportuar “Al Jazeera”.

Rusia ka njoftuar se ka kontrollin e plotë të Bakhmutit dhe presidenti Vladimir Putin ka përgëzuar njësitë e ushtrisë dhe anëtarët e grupit mercenar Wagner për këtë.

“Maxar Technologies” publikoi imazhe satelitore të Bakhmutit të marra me një vit diferencë – në maj 2022 dhe maj 2023 – duke treguar shkallën e plotë të shkatërrimit të qytetit.

Afro 70,000 njerëz jetonin në Bakhmut para luftës, tani kanë mbetur vetëm disa mijëra.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, rreth 10,000 civilë ukrainas, shumica e të cilëve të moshuar dhe me probleme shëndetësore, po luftojnë për të mbijetuar në rrethana të tmerrshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *