Të dielën në fshatin Dumnicë të Podujevës janë arrestuar katër persona.
Ata janë vënë në pranga pasi dyshohen për posedim e përdorim të armës, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, sulm e vetëgjyqësi.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike me karikator dhe 8 gëzhoja”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin është bërë edhe bastisja e pronave të personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”
