Andreas Minnich, Deputet i Parlamentit Federal të Austrisë e ka informuar sot Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri, Avokatin Arsim Vranovci se shteti i Austrisë së shpejti do të njeh patent shoferët e Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë temë, Indeksonline e ka kontaktuar presidentin e shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovcin. “Vendimi i Austrisë për të njohur patentë shoferët e Kosovës do të hap rrugën për një bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve në fushën e transportit dhe zhvillimit ekonomik. Shoferët kosovarë do të kenë mundësinë për të kryer shërbimin e tyre në territorin austriak pa pengesa dhe gjasat që kjo të ndodhë janë të mëdha. Jam mirënjohës e falënderues për punën e bashkëpunimin mes dy shoqatave të miqësisë” ka thënë Vranovci.
