Arrestohet 45 vjeçari në Gjakovë, i sekuestrohen armët dhe municioni

Arrestohet një 45 vjeçar në Gjakovë, për shkak të mbajtjes së armës pa leje.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në një komunikatë për media, ku  i njejti posedonte dy pistoleta me nga dy karikatorë dhe 20-të fishekë, të cilat më pas janë gjetur dhe konfiskuar nga policia.

“Stacioni Policor në Gjakovë, njësitet patrulluese në kuadër të këtij stacioni, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast lidhur me një kontest pronësor në fshatin Madanaj-Gjakovë, rreth orës 11:15 kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari Gj. Gj., (mashkull, lindur në vitin 1978, shtetas i Republikës së Kosovës,) kishte në posedim armë. Pas kontrollimit të tij, në posedim i janë gjetur dy pistoleta me nga dy karikatorë dhe 20 copë fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, mësohet se arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit, është ndalur në mbajtje për 48 orë, si dhe ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *