Fazliu mposhtet në çerekfinale, vazhdon në repesazh

Tri fitoret radhazi, të Laura Fazliut, u ndalën në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Gara këto që po mbahen në Doha të Katarit. Në kuadër të kategorisë 63 kilogramë. Fazliu u mposht në çerekfinale nga xhidistja sllovene, Andreja Leski.

Mirëpo edhe pse kjo e fundit u rrëzua, kjo garë nuk përfundon këtu për xhudisten kosovare. Ajo do të vazhdojë në repesazh, ku më pas do të luftojë për medaljen e bronztë. Në ndeshjen e parë thuhet se do ta ketë kundërshtare hungarezen, Szofi Ozbas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *