Kapet shqiptari në Itali me 58 kilogramë kokainë në shtëpi

I riu shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi që është akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, i dyshuari është 24 vjeçar dhe se i njejti është kapur në banesën e tij me 58 kilogram kokainë.

Vlen të theksojmë se i njejti, ka pasur edhe një tjetër bashkëpunëtor tjetër, i cili i ka ndihmuar dhe është i përfshirë në rastin.

Pas konfirmimit të dyshimeve nga ana e Gardës Civile, janë kryer kontrollet në tri nga vendbanimet ku i dyshuari jetonte dhe njëra prej banesave ishte dhe vendi ku ai jetonte.

I dyshuari gjithashtu, kishte mirë të pajisura dhomat në shtëpitë e tij, për rritjen dhe kultivimit të kanabisit. Ato ishin dhoma të mbyllura dhe të klasifikuara sipas fazave së rritjes në të cilat ndodheshin bimët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *