Arrestohet 47 vjeçari shqiptar në Itali, trafikonte drogë të fshehur në lodra

Një 47 vjeçar me origjinë shqiptare, është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi është kapur duke trafikuar drogë sintetike, i cili ishte nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.

Mësohet se shqiptari e fshihte drogën brenda disa zbukurimeve në formën e Buddhës si edhe brenda disa arinjve prej pelushi, të cilat më pas dërgoheshin mijëra kilometra larg.

Sipas mediave italiane, 47-vjeçari paguhej përmes transfertave bankare ose me kriptovaluta për lëndët narkotike që shiste, ndërsa i gjithë operacioni kryhej në bashkëpunim me një argjendar i cili ruante drogën në laboratorin e tij në Varese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *