Arsyet pse duhet të hamë ngadalë

Nëse jetoni me ritmin e shpejtë të përditshmërisë dhe përpiqeni të arrini gjithçka gjatë ditës, ka shumë mundësi që të krijoni pak kohë për të gatuar.

Megjithatë, ky nxitim në mënyrën e të ushqyerit, përveç faktit që mund t’ju lodh, mund t’ju shkaktojë edhe probleme shëndetësore, të cilat mund të shmangen nëse praktikoni të hani më ngadalë dhe me më shumë vëmendje.

Pse është e rëndësishme të hani ngadalë?

Kontribuon në humbjen e peshës, nëse keni një qëllim të tillë

Studiuesit zhvilluan një hulumtim për mënyrën sesi ushqehen njerëzit, në këtë studim morën pjesë rreth 60,000 njerëz në Japoni. Rezultati i hulumtimit tregoi se njerëzit që hanë ngadalë kishin 42% më pak gjasa të vuanin nga obeziteti sesa njerëzit që hanë shpejt. Ndërsa ata që hanë me ritëm normal kishin 29% më pak gjasa.

Është një mundësi shumë e mirë për të praktikuar ndërgjegjësimin

Mundësitë për të praktikuar vëmendjen nuk janë kurrë të mjaftueshme, por ju mund të përfitoni nga zakoni i përditshëm i të ngrënit për të qenë në të tashmen, për t’u fokusuar në atë që shihni, nuhatni dhe shijoni, në vend që të mendoni se sa vonë jeni.