Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali nuk konfirmoi sot nëse ka ndonjë informacion të ri për mundësinë e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ajo potencoi se lidhur me këtë çështje do të njoftojnë kur të jetë e përshtatshme.
“Kam frikë se nuk kam asgjë që mund të konfirmoj në këtë pikë dhe ne do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme”, tha ajo.
Më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
