Pesë persona, nga dy familje, janë përfshirë në një përleshje, për shkak të një lope. Rast i tillë ka ndodhur në fshatin Vatë të Kaçanikut.
Anëtarët e dy familjeve janë kapur për shkak të një lope. Kafsha shtëpiake e familjes së të dyshuarit M.Lamës, është futur në pronën e palës tjetër dhe aty ka plasur sherri mes tyre.
Sipas Prokurorisë, thuhet se pesë persona janë përfshirë në përleshje, dy prej të cilëve kanë përfunduar në ndalim policor.
Ndërkaq, njëri nga të dyshuarit, M.Lama bashkë me të birin po dyshohen se janë përleshur me dy viktimat, të cilët kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e goditjeve me dru dhe me grushte.
Si pasojë e tensionimit të situatës, dikush ka arritur ta njoftojë Policinë, me ç’rast njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dy të dyshuarit. Te njëri prej tyre, është gjetur edhe një armë ilegale, që është konfiskuar nga zyrtarët policorë.
Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit, babë e bir të dërgohen në mbajtje dhe ndaj tyre të iniciohet rast për veprat “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.
