Zgjedhen drejtorët e rinj në disa shkolla të Podujevës

Komuna e Podujevës ka publikuar emrat e drejtorëve të rinj në disa shkolla, kjo pas konkursit të hapur kohë më parë.

Sipas njoftimit, në këtë konkurs janë pranuar shtatë drejtorë dhe një zv.drejtor, në shkolla të ndryshme të Podujevës.

Muhamed Sejdiu është emëruar drejtor në shkollën ekonomike “Isa Boletini”.

Bashkim Lepaja është emëruar drejtor i shkollës “Emin Duraku” në Bajçinë.

Nysret Ismajli është emëruar drejtor i shkollës “Shaban Shala” në qytet.

Sebahate Jakupi është emëruar drejtoreshë në shkollën “Musli Dumoshi” në Dumosh.

Tafil Thaçi është emëruar drejtor në shkollën “Naim Frashëri” në qytet.

Vjollca Breznica është emëruar zv/drejtoreshë në shkollën “Naim Frashëri” në qytet.

Fatmir Halimi është emëruar drejtor në shkollën “Ali Hadri” në Obrançë.

Bahrie Talla është emëruar drejtoreshë në shkollën “Hyzriu e Samiu” në Letanc.

Ndër të tjera, në njoftim është bërë e ditur se kandidatët e pakënaqur mund të ushtrojnë ankesë te Komisioni për Ankesa, për nëpunësit e shërbimit publik, përmes zyrës pritëse, në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *