Bastisje në KEK

Raportohet se policia aktualisht po e zhvillon një bastisje në zyrat qendrore të Koorporatës Energjetike të Kosovës.

Lidhur me rastin ka raportuar  Klankosova.tv të cilët kanë kontaktuar me zëdhënësin e KEK-ut Skënder Bucolli, e që ky i fundit ka thënë se nuk ka informacione. Bucollin ka tentuar edhe portali Drejt.info që ta kontaktoj por që i nejtit nuk i është përgjigjur thirrjes.

“Nuk kam informacione. Kam qenë në terren deri në këto momente, nuk kam qenë në zyre. Posa të mbërrijë në zyre, do të shikojë të marrë ndonjë informacione dhe nëse ka diçka në lidhje me rastin do t’ju njoftojë”, tha Bucolli.

Drejt.info ka kontaktuar edhe me policinë, por deri në këto momente nuk ka kthyer përgjigje.

Drejt.info do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *