Bellingham realizon dy gola në fitoren e Real Madridit

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë ndaj Osasunas, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së tetë në La Liga.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Jude Bellingham, në minutëne 9’, teksa u mbyll me këtë rezultat pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Bellingham realizoi edhë një herë tjetër, në minutën e 54’. Ndërsa golin e tretë e shënoi Vinicius Junior, në minutën e 65’.

Golin e katërt e shënoi Joselu, në minutën e 70’, pas një asistimi nga Junior.

Real Madridi pas fitores mbetet në vendin e parë me 24 pikë, pas nëntë ndeshjeve.