Chelsea ka shënuar fitore të thellë ndaj Burnleyt, me shifrat 4-1, në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Ëilson Odobert, në minutën e 15’, pas një asistimi nga Lyle Foster.
Megjithatë, Blutë e barazuan rezultatin me anë të Ameen Al-Daklil. Ky ishte edhe rezultat i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Cole Palmer e dërgoi në epërsi Chelsean, me një gol nga penaltia.
Ndërsa golin e tretë e shënoi Raheem Sterling, në minutën e 65’, me një solo aksion.
Teksa, golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e realizoi Nicolas Jackson, në minutën e 74’.
Chelsea pas fitores kalon në vendin e nëntë me 11 pikë, pas tetë ndeshjeve.
