Nga Statistikat e Arsimit për vitin shkollor 2022/2023 ka dalë se ka pasur rënie të lehtë të numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor, nxënësve dhe të studentëve.
Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2022/2023 ishte 30.996, ku krahasuar me vitin paraprak (2021/2022), që ishte 32.397 fëmijë, kishte një rënie të lehtë prej 1.401 fëmijë, thuhet në statistikat e publikuara nga ASK-ja dhe MASHTI.
Në sektorin publik në vitin shkollor 2022/2023 ishin 24,366 fëmijë ose 78,6%, ndërsa në sektorin privat 6,630 fëmijë ose 21,4%. Krahasuar me vitin paraprak (2021/2022) në sektorin publik ishin 24,431 fëmijë ose 75.4% ndërsa në sektorin privat 7,966 fëmijë ose 24,6%.
Sipas statistikave, ka pasur interesim më të madh në sektorin privat në vitin shkollor 2022/2023 krahasuar me 2021/2022.
“Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2022/2023 ishte 220 578, prej tyre në sektorin publik ishin 212 967 ose 96,5% dhe në sektorin privat 7 611 ose 3,5%. Krahasuar me vitin shkollor (2021/2022) ku numri i nxënësve ishte 224 429, prej tyre në sektorin publik ishin 217 977ose 97,1%, ndërsa në sektorin privat 6 452 ose 2,9%. Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2021/2022”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
