Bislimi: Institucionet e Kosovës të gatshme të përmbushin hapat e nevojshëm në rrugën drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, të shoqëruar nga ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Sipas një komunikate për media, në takim u ritheksua vendosmëria e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. U shpreh mesazhi i qartë se vendi ynë e sheh të ardhmen e saj në BE, në arritjen e standardeve evropiane dhe punën e vazhdueshme në zbatimin e reformave të agjendës evropiane.

“Kosova është gati të bëjë hapa të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian dhe ta dërgojë marrëdhënien me BE-në në një nivel tjetër. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se institucionet tona janë të maturuara dhe të gatshme për të kontribuar pozitivisht në këtë proces e për të ecur tutje në përmbushjen e hapave të nevojshme, në rrugën drejt BE-së”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *