Gjykata Kushtetuese e Kosovës është përgjigjur në kërkesën për vlerësimin e kushtetushmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe asaj të Apelit kundër Jadran Kostiq, i cili ishte paraburgosur si i dyshuar në rastin “Brezovica”.
Në vendimin e Kushtetueses vlerësohet së vazhdimi i paraburgimit të Kostiq nuk është në pajtim me standardet dhe parimet e drejtësisë, duke theksuar se vendimi i Apelit ka rezultuar me përfundime abritrare.
Për më shumë, përmes këtij vendimi, Kushtetuesja ka obliguar gjyqësorin që tash të vlerësoj ligjshmërinë e paraburgimit dhe jo në mënyrë paushalle të caktojë masën e paraburgimit.
Tutje, Gjykata Kushtetuese ka treguar se vendimet e dy gjykatave janë në kundërshtim me nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, pasi shkelet neni 29, paragrafi 4 i Kushtetutës lidhur me paragrafin paragrafin 4 dhe 5 të KEDNJ-së.
