Qeset plastike nuk lejohet të përdoren në Shqipëri prej një viti. Por, në terren ligji duket se nuk zbatohet, pasi shumë biznese dhe qytetarë vazhdojnë të shkëmbejnë mallra me qeset e ndaluara.
Për këtë arsye, qeveria paralajmëron masa të ashpra ndëshkuese për shkelësit e ligjit dhe jo më vetëm fushata sensibilizuese.
Ministrja e Turizimit, Mirela Kumbaro dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të luftuar përdorimin e tyre, duke shtuar kontrollet edhe me përfshirjen e policive bashkiake.
