Bislimi: Rasti i Berishaj është ndërtuar nga partitë opozitare

 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka reagur në lidhje me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të cilit i është ngritur kallëzimi penal është për shmangie të tatimit.

Bislmi gjatë një raportimi në Komisionin për Integrim Evropian, ka thënë se ky rast i Berishaj, është ndërtuar nga partitë opozitare në Kosovë. Sipas tij, nuk ka ndonjë rast gjyqësor ndaj tij.

Tutje ai përmendi edhe arrestimin e bërë disa javë më parë, të  ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi. Sipas Bislimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk po merret me 30 rastet e dorëzuara nga menaxhmenti i KEK-ut, por me Krasniqin sepse KEK si ndërmarrje publike ka shënuar përparim dhe mjetet e dala nga kjo ndërmarrje nuk kanë shkuar tek politikanët dhe as në jahte.

e në lidhje me Deklaratën për të Zhdukurit të dakorduar tashmë në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se opozita në Kosovë është i vetmi grupacion që mendon se atje po barazohet xhelati me viktimën. Sipas tij, kjo është shumë e gabueshme dhe nuk i shërben interesit tonë publik për gjetjen e personave tonë të pagjetur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *