Shpallet fajtor për abuzim seksual, Trump: është akuzë e turpshme

Ish presidenti i Amerikës, Donald Trump, është shpallur fajtor nga Gjykata, për faktin se kishte abuzuar seksualisht një kolumniste, në njërin prej dyqaneve të Nju Jorkut, gjatë viteve 1990.

Mirëpo këtë vendim të Gjykatës, Trump-i, nuk e pranoi, sipas tij gruaja në fjalë është e panjohur për të. Ai gjithashtu këtë akuzë e quajti të turpshëm dhe vazhdimësi e gjuetisë së “shtrigave”.

“Nuk kam asnjë ide se kush është kjo grua. Ky verdikt është një turp, një vazhdimësi i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohrave”, kishte shkruar Trump, në rrjetin e tij social Post Truth.

Theksojmë se është hera e parë që Trump akuzohet dhe është përgjegjës për një sulm seksual të tillë. Gjithashtu, Trump është detyruar nga Juria e Manhattan, që ai të paguante viktimës rreth 5 milionë dollarë, si dëmshpërblim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *