Borrell: Po ndjekim me ankth lajmet që vijnë nga Izraeli, dënojmë sulmet e Hamasi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar sulmet e Hamasit mbi Izrael.

“Ne ndjekim me ankth lajmet që vijnë nga #Izraeli. Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet e Hamasit”, ka shkruar Borrell në Tëitter, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë”.

Ai thotë se “BE shpreh solidaritetin e saj me Izraelin në këto momente të vështira”.Deri tash sipas mediave të huaja që kanë mbulim në Izrael janë raportuar katër të vdekur nga sulmet e Hamasit.

Ndërkohë, kryetari i Izraelit ka thënë se “Izraeli po përballet me një moment shumë të vështirë”.Deri tash sipas mediave të huaja që kanë mbulim në Izrael janë raportuar katër të vdekur nga sulmet e Hamasit.

Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festë fetare hebreje. Po ashtu vjen pas një periudhe të luftimeve intensive në Bregun Perëndimor, ku pothuajse 200 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve këtë vit. Ndërkaq, si pasojë e sulmeve palestineze ndaj caqeve izraelite janë vrarë mbi 30 persona.

Izraeli ka mbajtur një bllokadë strikte në Gaza që kur Hamasi mori territorin në vitin 2007. Kufizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve ka shkatërruar ekonominë në Gaza, por Izraeli ka thënë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar që armët të arrijnë te grupet militante.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 gjatë luftës gjashtëditore.