Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell.
Takimin e ka konfirmuar presidentja në platformën e saj në Twitter.
Aty thotë se “u takova me Borrell për të diskutuar aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës”.Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit, e cila parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës”, shkruan Osmani, transmeton Gazeta Sinjali.
