Anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq ka deklaruar se sanksionet amerikane kundër zyrtarëve të Republikës Srpska nuk kontribuojnë në zgjidhjen e problemit, por sipas saj, janë tregues se nuk ka strategji dhe vullnet për ta sjellë Bosnjën dhe Hercegovinën në rend kushtetues dhe stabilitet politik.
Cvijanoviq, e cila u vendos në “listën e zezë” dje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se “ndonjëherë ato sanksione, të cilat amerikanët po i vulosin tani në kasetë, më shumë duken si një mashtrim për të qetësuar boshnjakët, sesa për t’i ndëshkuar realisht ata”.
“Është budallallëk që duhet të pranosh se është normale që ndonjë i huaj i pazgjedhur të bën ligje për ty në vend të institucioneve vendase ose që kërcënohesh vazhdimisht me ndjekje penale për shkak të qëndrimit tënd politik ose që duhet të bëhet normale që të sanksionohesh nga dikush nga jashtë, sepse nuk ju pëlqen kur të huajt në ju marrin vendime antikushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, tha ajo.
Anëtarja serbe e Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës tha se e konsideron veçanërisht interesante pjesën e shpjegimit se sanksionet kanë për qëllim ekskluzivisht individë dhe jo institucione apo poste qeveritare të mbajtura prej tyre.
“Nuk e di fare se si e kanë ndarë, por e di me siguri se qëndrimi im ndaj këtyre sanksioneve në çdo rast do të jetë shumë institucional”, ka theksuar Cvijanoviq.
Përveç saj, SHBA-ja vendosi sanksione edhe ndaj kryeministrit të Republikës Srpska Radovan Viskoviqit, Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të RS Nenad Stevandiq dhe Ministrit të Drejtësisë së RS Millosh Bukejloviq.
