Stefanie Kelsey, u dënua me 10 vjet burgim në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mësuesja 35-vjeçare kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të mitur.
Sipas mediave, Kelsey akuzohet për abuzim dhe shfrytëzim seksual të një nxënësi të moshës rreth 15-vjeçare.
Raportohet se ajo ka kryer marrëdhënie në shtëpinë e saj, por edhe në një park publik, përcjell Klankosova.tv
Ngjarja ndodhi në mars të vitit të kaluar.
Prindërit e djalit kishin mësuar rreth ngjarjes disa muaj më vonë.
Stefanie Kelsey, kishte qenë mësuese e arsimit special në shkollën e mesme në Lake View.
