Deputetja britanike flet në telefon me Kurtin, diskutojnë për shtensionimin

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin, Albin Kurti.

Siç thotë ajo, me Kurtin kanë diskutuar për situatën e krijuar në veri të vendit, ku javën që e lëm pas, u përcoll me tensionim situate.

”Mirë që fola me Albin Kurtin në fillim të kësaj jave në lidhje me situatën në Kosovë, nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të folur qartë për faktorët destabilizues”.