Në këtë ditë, 10 vjet më parë, pra 19 prill 2013, u nënshkrua marrëveshja e parë për parimet e Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë apo ndryshe njihet si “Marrëveshja e Brukselit”. Çka thuhet në tekstin e marrëveshjes?
Marrëveshja e vitit 2013 është marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeminsitri serb, Ivica Daçiq nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.
Kjo marrëveshje ka 15 paragrafë, 6 prej tyre kanë të bëjnë vetëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këto janë gjashtë pikat për Asociacioni:
1. Do të ketë një Asociacion/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për secilën komunë tjetër, nëse pajtohen anëtaret aktuale.
2. Asociacioni/Bashkësia do të krijohet me statut. Shpërbërja mund të bëhet vetëm me vendimin e komunave anëtare. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin përkatës dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3)
3. Strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohet në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe do të ketë presidentin, zv/presidentin, kuvendi dhe këshillin.
4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje dhe ligji kosovar komunat pjesëmarrëse duhet do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për të zbatuar fuqitë e tyre bashkërisht në krejt Asociaionin. Asociacioni/Bashkësia do të ketë mbikëqyrje/kontroll për zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.
5. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të tjera kompetenca që mund t’i delegohen nga pushteti qendror.
6. Asociacioni/Bashkësia duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim të ketë një ulëse në Këshillin konsultativ për komunitete. Për realizim parashikohet një funksion monitorues.
Ndërkaq, tri pika në këtë marrëveshje kanë të bëjën me policinë dhe sigurinë.
7. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.
8. Pjesëtarëve të strukturave të tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një që t’i bashkangjiten strukturave kosovare.
9. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.
Ndërsa dy paragrafë të tjerë kanë të bëjnë më punë e sistemit të drejtësisë.
10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formojë një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.
11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët, do të vendoset në Mitrovicën veriore, (Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve serbë të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do vendosin varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.
Ndërkaë, meqë zgjedhjet në veri po afrohen, pika 12 e marrëveshjes së vitit 2013 tregon që zgjedhjet komunale mbahen në koordinim me ligjet e Kosovës.
12. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së, në koordinim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.
13. Diskutimet për energji dhe telekomunikacion do të intensifikohen dhe duhet të përfundohen para 15 qershorit.
14. Palët janë pajtuar që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët që të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejtë BE-së.
15. Një komisioni i zbatimit do të themelohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së.
Kjo ishte marrëveshja e parë ndërsa dy vite më pas Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për themelimin e Asociacionit.
