“Doli që të blejë cigare”| Një qytetar nga Zubin Potoku raporton zhdukjen e vëllait

Policia e Kosovë ka njoftuar se një burrë është raportuar i zhdukur nga fshati Zupq i Zubin Potokut.

Rastin e ka lajmëruar në Polici vëllai i tij, i cili ka thënë se ai kishte dalë nga shtëpia për të blerë cigare dhe nuk është kthyer më.

“PERSON I ZHDUKUR/Zupq, Zubin Potok 21.04.2023. Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.04.2023 ka raportuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia me qëllim që të blej cigare dhe më nuk është kthyer. Janë  njoftuar dhe angazhuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipe të kërkim shpëtimit”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se rasti vazhdon të hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *