Osmani sot e pret një delegacion të kryesuar nga senatori Jack Reed

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të presë një delegacion të kongresit të kryesuar nga Senatori Jack Reed.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ajo do të takohet nga ora 15:45.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media.