Persona të ndryshem shpesh herë kapen në flagrancë nga zyrëtarët e pylltarisë duke prerë dru në pyje.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Kaçanik, ky dyshohet se një person ka tentuar ta sulmojë fizikisht rojën e pyllit të parkut nacional “Sharri”.
I dyshuari është kapur në flagrancë me dru të cilët i kishte prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe po i transportonte me një qerre me kuaj. 36-të vjeçari, nuk i kishte përfillur urdhrat e rojeve të pyllit dhe pas metrave, i ka dalur në pritë viktimës, ku është përpjekur ta qëllojë me grusht.
I dyshuari është arrestuar nga organet e rendit si dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. I njejti me urdhër të prokurorit, ndaj tij i është inicuar rasti për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
