Kryetari i Podujevës së bashku me nxënësit, nesër me aksion vullnetar për pastrimin e hapësirave të shkollave

Komuna e Podujevës ka ndërmarrë aksion vullnetar për pastrimin e hapësirave të shkollave dhe hapësirave rreth Liqenit të Batllavës.
Kjo përmes një postimi  në faqen zyrtare të kësaj komune.
Tutje thuhet se të pranishëm në këtë aksion do të jenë nxënës e mësimdhênës të shkollave të ndryshme si dhe vetë kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
“Nesër zhvillohet aksion vullnetar për pastrimin e hapësirave të shkollave dhe hapësirave përreth Liqenit të Batllavës
Komuna e Podujevës bashkë me Shoqatën e Peshkatarëve, OJQ “ESCAPE” nxënësit, mësimdhënësit dhe këshillin e prindërve organizon të premten (12.05.2023) aksion vullnetar për pastrimin e hapësirave përreth Liqenit të Batllavës. Gjithashtu nesër një pjesë e nxënësve dhe mësimdhënësve do të bëjnë pastrimin e hapësirave të brendshme e të jashtme të shkollave”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, aksioni për pastrim të do të fillojë nga ora 10:00 për të vazhduar gjatë gjithë ditës, ndërkaq komuna ka siguruar transport dhe mjete të pastrimit për pjesëmarrësit e këtij aksioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *