Drejtori i KIPRED-it: S’ka pse na mbetet hatri që Shqipëria s’po dëshiron të mbytet me ne

Drejtori i Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave, Lulzim Peci, ka komentuar anulimin e mbledhjes së dy qeverive, e cila ishte paraparë të mbahej sot në Gjakovë.

Ish-ambasador i Kosovës në Suedi, përmes një postimi në Facebook, tha se nuk duhet të ketë hatërmbetje se pse Shqipëria s’po do të marrë pjesë në këtë takim, pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës.

“Nëse po dëshirojmë të mbytemi vetë, nuk ka asnjë arsye që të na mbetet hatri se pse Shqipëria nuk po dëshiron të mbytet me ne! Kur e bën njetë me bë vetëvrasje, askush nuk mundet të të shpëtoj, edhe nëse e ke prind, vëlla apo motër!”, shkroi Peci në Facebook.