Një rrahje mes dy personave ka ndodhur sot në Miradi të Ulët në Fushë Kosovë, të cilët dyshohen se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje derisa ishin në trafik. Zënka eskaloi deri në dhunë fizike, për çka u desh intervenimi i Policisë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht palët janë kapur mes vete në rrethrrotullim e më pas kanë vazhduar, për t’u ndalur dhe për t’i qëruar hesapet me dhunë.
Dy të dyshuarit, njëri 55-vjeç e tjetri 58 u arrestuan dhe u shoqëruan në stacion policor, teksa në vendin e ngjarjes është gjetur një shufër druri që dyshohet të jetë përdorur.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve dhe inicimin e rastit ndaj tyre.
