Tre të vdekur dhe disa të lënduar pas një sulmi me armë në Farminton

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerët janë lënduar pas një sulmi me armë në Farmington, ka thënë Policia, derisa ka njoftuar se janë mbyllur edhe shkollat.

“Janë disa civilë në mesin e viktimave”, ka raportuar policia përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se autori i krimit është vrarë në vendin e ngjarjes.

Dy oficerë policie janë qëlluar, një nga policia e qytetit dhe një nga policia e New Mexicos. Të dy është raportuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Identiteti i të dyshuarit është i panjohur dhe nuk ka kërcënime se tjera për momentin”, ka thënë policia.

Të shtënat u raportuan pak para orës 11 të mëngjesit në zonën Brookside Park dhe të gjitha shkollat e qytetit u vendosen në atë që zyrtarët e quajtën “bllokim parandalues”. Tri shkolla aty pranë mbetën nën bllokim emergjent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *