Escobar: Është jo evropiane ndalimi i lëvizjes së lirë të mallrave

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në konferencë për media ka thënë se Kosova duhet ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe.

Escobar teksa ka cituar qëndrimin e BE-së ka thënë se është jo-evropiane që të ndalohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve dhe për më tepër s’ka as bazë ligjore.

Emisari amerikan thotë se përkrahin pozicionin e BE-së dhe konsiderojnë se një veprim i tillë i Kosovës është një eskalim i panevojshëm i një situatë tashmë të tensionuar