Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej 2 ditësh në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit, por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare.
Drejtuesit e kamionëve thonë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë.
