Ish-artisti i njohur, Fero, ka bërë të ditur para disa ditëve që ka nisur të merret me fitnes.
Por, atë e kanë penguar mesazhet që i kanë dërguar ndjekësit, duke i treguar se si të ushtrojë.
Fero ka kërkuar nga ta që ta marrin më ngadalë këtë çështje.
“Shumë mesazhe, jo kështu ushtrohet, jo ashtu ushtrohet. Kadalni bre o personal trajnera, se muaji i parë është. Pas disa muajsh, 100 kg me një dorë, 100 kg me tjetrën. Unë kur t’ia mësyej një sendit, e dini ju” ka shkruar Fero.
