Në orët e para të së hënës janë arrestuar gjashtë shtetas të huajë pasi që të njëjtëve u janë gjetur katër armë zjarri në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, shtetas të huaj pasi që të njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të sajë, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
