Gjendet pa shenja jete në banesë një person në Obiliq

Njësitë policore në Obiliq, pas marrjes së informatës në ora 00:20 nga dëshmitarja se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.